Shëroni shumë sëmundje me një grusht hithra në ditë NULL NULL 17.05.2018 19:00 17.05.2018 19:00 Hithra është njohur edhe si “urtia dionica” në latinisht dhe ka një trashëgimi të pasur bimore. Hithra ka qenë përdorur si një diuretik(largimin e ujit të tepërt nga trupi) që në kohët mesjetare në Evropë. Një filxhan çaj hithre/ ujë hithre përmban vitamina A, B, K, riboflavin, nicalin, folate, karbohidrate (71.33%), yndyrë (2.36%) dhe proteina (25.8%). Hithra është gjithashtu e pasur me minerale si kalcium, hekur, kalium, fosfor, mangan, zink, bakër dhe magnez. Ju mund ta përgatisni lëngun e hithrës duke vluar disa gjethe hithre në ujë, mund t’i shtoni një lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar. Më poshtë gjeni disa nga vetitë ushqyese dhe medicinale të hithrës Parandalon formimin e gurëve në veshka dhe problemet e traktit urinar Lëngu i hithrës është një diuretik natyror që lejon rrjedhjen e duhur të lëngjeve nga veshka dhe fshikëza duke parandaluar kështu formimin e gurëve në veshka. Mund të trajtojë infeksionet e traktit urinar. Lehtëson dhimbjet e gjymtyrëve dhe muskujve Hithra ka qenë përdorur që në kohët e lashta për trajtimin e artritit. Ka veti anti-inflamatore dhe redukton dhimbjet e muskujve gjithashtu. Kuron ekzemën dhe sëmundjet e tjera të lëkurës Për shkak të vetive antibakteriale që ka, lëngu i hithrës ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi, kuron sëmundjet dhe irritimet e lëkurës. Parandalon dhe shëron alergjitë Lëngu i hithrës mund të lehtësojë alergjitë që ndodhin për shkak të ndryshimeve sezonale si kruarjet, sekrecionet dhe teshtimën, shkruan Shije.al. Është tonik i mirë për gratë Lëngu i hithrës është i pasur me hekur dhe ndihmon në luftimin e anemisë. Gratë shtatzëna duhet ta përdorin lëngun e hithrës për të parandaluar gjakderdhjet dhe për ta bërë fetusin më të fortë. Femrat që vuajnë nga dhimbjet e ciklit duhet të përdorin lëng hithre për të lehtësuar këto dhimbje. Është i mirë për tretje Pini lëng hithre në mënyrë që të parandaloni dispepsinë, të vjellat, kolitin, parazitët dhe sëmundjet e trakit tretës. Ul nivelin e kolesterolit në gjak Hithra përmban beta sitosterol, ky përbërës ndihmon në thithjen e kolesterolit të keq dhe siguron një zemër të shëndetshme. Ruan strukturën e duhur të qelizave Hithra është e pasur me flavonoide si kuercetinë, i cili është antioksidant i shkëlqyer. Lëngu i hithrës ndihmon në mbrojtjen e ADN-së. Parandalon diabetin dhe presionin e lartë të gjakut Lëngu i hithrës do të ulë nivelet e sheqerit dhe glicemisë në gjak. Perfekt për higjenën orale Përdoreni lëngun e hithrës në formë gargare në mënyrë që të pastroni gojën nga bakteret e dëmshme që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe erë të keqe të gojës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 7 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 7 orë më parë