Sherifi: Mbështesim shmangien, por nuk duam stërzgjatje të procesit NULL NULL 23.02.2018 11:29 23.02.2018 11:29 Shef i grupit parlamentar të partisë Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, gjatë seancës për demarkacionin e dha mendimin e partisë së tij në lidhje me këtë çështje. “Procesi ka një histori. Se pari kemi një raport mbi bazën e te cilit është arrit marrëveshja, kemi një raport te z. Meha dhe në bazë të atij raporti është arrit marrëveshja të cilën opozita e atëhershme e ka refuzuar fuqishëm, herë me mjete demokratike e herë më ato më pak demokratike”. “Si rezultat, u krijuan rrethanat që shkuan në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe erdhëm me qeverinë tjetër në krye me Haradinajn, me PDK-në që është përkrahëse, me AAK-në që ishte kundërshtuese dhe NISMA ishte kundërshtuese. Qeveria Haradinaj shkarkoi dhe krijoi një komision tjetër. Ai komision u shfrytëzua si bazë për të arritur një marrëveshje në mes të dy presidentëve, kjo ka një rrjedhë lodhjeje të të gjithë procesit”. “Ne parim jemi për shmangie, por mendojmë që së pari duhet të arrihet një unitet, në mënyre që ky raport të jetë pjesë integrale e ligjit. Ne kemi bo përpjekje që të japin kontributin që të gjithë së bashku të gjejmë një definicion të përbashkët, se si do të duket ligji apo një nen që do të na lëvizte përpara dhe pastaj të vinte momenti i votimit”. “Tash mbështesim shmangien, por nese shmangia nënkupton debatin, atëherë me mire te mos e bëjmë, por unë nuk shoh ndonjë dallim te madh ndermjet propozim te LDK-së dhe AAK-së”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 26 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë