20:42, 12 Gusht 2017

Këtë të shtune u shënua Dita Ndërkombëtare e Rinisë, në të cilën të rinjtë u mblodhën për ta diskutuar temën “Ndërtimi i Paqes me të Rinj”, njofton Klan Kosova.

Zyrtarët qeveritarë janë të vetëdijshëm, që edhe këtë vit, kjo ditë nuk e ka gjetur rininë kosovare të barabartë me bashkëmoshatarët e tjerë evropianë shkaku i liberalizimit të vizave.

Në kuadër të këtij aktiviteti të organizuar nga ministria e kulturës, rinisë dhe sportit, për të parën herë u ndanë 4 certifikata zyrtare për mentor vullnetarë.

Kronikë nga Fillojetë Konjuhi

Interesante