8:50, 14 Qershor 2018

Sot është dita botërore e dhurimit të gjakut

Që prej vitit 2004 kjo datë shënohet me fushatë për dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e atyre në nevojë.

Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë me ç`rast duke filluar nga sot, deri më 21 qershor  do të organizohet “Java e dhurimit vullnetar të gjakut”.

Sot me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë do të dhurojnë gjak.

Aksioni fillon në ora 10:00 në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, transmeton Klan Kosova.

 

 

Interesante