Shënohet 100 vjetori i betejës në Verdun mes Francës dhe Gjermanisë NULL NULL 29.05.2016 14:49 29.05.2016 14:49 Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, sot shënojnë 100 vjetorin e betejës në Verdun, e cila konsiderohet si beteja më e gjatë në Luftën e Parë Botërore, transmeton Klan Kosova. Qindra e mijëra ushtarë francezë dhe gjermanë kanë vdekur gjatë 10 muajve të luftimeve në veri-lindje të Francës në vitin 1916, e cila zgjati 300 ditë. Ceremonia filloi me vizitat e udhëheqësve të cilët vizituan varrezat ushtarake gjermane në Consenvoye në veri të Verdunit, ku 11.000 ushtarë gjermanë janë varrosur. Udhëheqësit më pas janë zhvendosur në sallën e qytetit në Verdun për një ceremoni. Në fjalën e saj atje, Merkel tha: “Vetëm ata që e dinë të kaluarën mund të nxjerrin mësime për ndërtimin e një të ardhme më të mirë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.