Shembet ura në Lushnje, izolohen fshatrat e Divjakës (VIDEO) NULL NULL 20.11.2018 14:22 20.11.2018 14:22 Një automjet i tonazhit të rëndë la të izoluar fshatrat Biçukas dhe Gërmen në Divjakë. Kalimi i betonieres shembi urën tip “Beili” në segmentin e vetëm që i lidh këto fshatra me Divjakën. Prej së enjtes, banorët nuk dërgojnë dot prodhime bujqësore në tregje. Ndërsa të sëmurët i mbajnë në krahë nga një anë e lumit në tjetrën, e më pas vazhdojnë rrugën duke paguar dy mjete transporti. Ura e ndërtuar rreth 30 vjet më parë u shemb në vitin 2016 nga reshjet dhe përmbytjtet në zonë, shkruan Top Channel. Nga janari i vitit 2016, banorët kalonin në urën provizore të ndërtuar nga Ministria e Mbrojtjes, e cila u shemb nga një mjet i tonazhit të rëndë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi: Autorët të sillen para drejtësisë 1 minutë më parë
Kosova Mungojnë dy të akuzuar dhe një avokat, shtyhet gjykimi për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove 2 minuta më parë