Shembet dheu në rrugën Kaçanik – Han i Elezit NULL NULL 14.02.2018 09:10 14.02.2018 09:10 Në rrugën magjistrale Kaçanik – Han i Elezit ka pasur rrëshqitje të dheut, pas reshjeve të borës që kanë rënë mbrëmë, njofton Klan Kosova. Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt. “Te vendi Kulla e Çezmes ka rrëshqitje të dheut ku kanë rënë edhe disa gurë”. “Rruga është e qarkullueshme, por duhet të ketë kujdes të shtuar”. Gashi, ka thënë për klankosova.tv se nuk raportohet për persona të lënduar nga kjo rrëshqitje e dheut, derisa kompania përkatëse është duke pastruar mbetjet në rrugë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 31 minuta më parë