Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shefi që u jep pushim punëtorëve sa herë që ata duan

NULL NULL
03.08.2015 22:15

Miliarderi britanik Sir Richard Branson ka çuditur të gjithë me nismën e tij të re. Ai ka premtuar pushime pa kufi për punonjësit e vet.

“Pushime sa herë të duan, mjafton që të mos përkojnë me ndonjë projekt të rëndësishëm”, thotë Branson.

Iniciativa e tij i është sugjeruar nga e bija dhe ai po e aplikon në një nga 400 kompanitë e tij.

Bosi i “Virgin Group” do ta aplikojë këtë nismë fillimisht te 170 punonjës të tij dhe ënse do të jetë e suksesshme do ta zgjerojë në gjithë grupin.

Në Britaninë e Madhe punonjësit mund të kenë vetëm 20 ditë pushime në vit të paguara, minimumi i vendosur nga Bashkimi Europian, por Branson po përpiqet të dalë jashtë rregullave.

“Nëse kompania nuk ka ndonjë projekt të rëndësishëm duke zhvilluar punonjësit mund të marrin pushime sa herë të duan, natyrisht të paguara”, thotë Branson.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.