Shefi i UNMIK-ut për Kosovën viziton Mitrovicën, shkak ura e Ibrit NULL NULL 16.10.2018 17:30 16.10.2018 17:30 Shefi i UNMIKU-ut për Kosovë, Zahir Tanin, ka vizituar komunën e Mitrovicës ku është pritur nga kryetari, Agim Bahtiri për të diskutuar për situatën dhe zhvillimet aktuale mbi urën e Ibrit. Ai këtë vizitë e bëri me qëllim që të shihen se cilat janë mundësitë dhe rrugët për zgjidhjen e kësaj çështje dhe për të ecur përpara, njofton Klan Kosova. Bahtiri tha se gjendja e sigurisë në këtë komunë është përmirësuar dukshëm. “Kjo shihet edhe nga rënia e madhe e të gjitha incidenteve e posaçërisht të atyre ndëretnike, ku gjatë 5 viteve të fundit janë shënuar vetëm rreth tetë incidente ndëretnike serioze”, tha ai. Ai, po ashtu u tha të pranishmëve se në vitin 2014, në Bruksel, kanë filluar negociatat për hapjen e urës për lëvizje dhe qarkullim të lirë të njerëzve dhe të automjeteve, por është pala serbe ajo që po e pengon përurimin e urës, edhe përkundër interesimit dhe kërkesës së qytetarëve të të gjitha përkatësive etnike. “Unë jam i përkushtuar dhe i vendosur që hapjen e urës ta bëjmë me marrëveshje dhe në bashkëpunim me kryetarin e komunës veriore Goran Rakiq, sepse kjo është mënyra më e mirë dhe më e duhura për zgjidhjen e kësaj çështje, e cila është në interes vital të të gjithë qytetarëve. Por, nëse do të vazhdojë akoma sjellja refuzuese e kryetarit Rakiq dhe mos reagimi i ndërkombëtarëve, atëherë organet e Republikës së Kosovës duhet të funksionojnë dhe të kryejnë detyrën e tyre për hapjen e urës. Çështja e hapjes së urës nuk bën dhe nuk guxon në asnjë mënyrë të ndërlidhet me procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ndër të tjera kryetari ai. Shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin, tha se bashkësia ndërkombëtare natyrisht se është e interesuar për normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet dy palëve dhe se marrëveshjet e arritura deri tash duhet të zbatohen nga të gjithë dhe në tërësi. Ndërsa, Tanin ishte i shoqëruar nga zëvendës shefi i UNMIK-ut, Robert Pulver, shefi i Zyrës Rajonale të UNMIK-ut për Mitrovicën, Danilo Rosales Diaz dhe bashkëpunëtorë të tjerë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024