Shefat nuk janë kundër çatit në punë NULL NULL 27.11.2015 15:58 27.11.2015 15:58 A është mirë të kesh mik në Facebook shefin tënd? Apo të të lejohet të përdorësh Snapchat me kolegët gjatë orëve të punës? Sipas BBC, përdorimi i rrjeteve sociale në punë po rritet gjithnjë e më shumë, si një mënyrë për ti shpëtuar tiranisë së emaileve të ndërmarrjeve. Bizneset dëshirojnë të përdorin komunikimin e brendshëm online që po kthehen në aplikacione çati si Chatter, Slack dhe Yammer apo dhe platforma të tjera si Facebook. Sigurisht, kompanitë kanë intranet që e përdorin prej më shumë se 20 vjetësh, por është natyra miqësore e disa aplikacioneve të mesazheve që zënë këtë hapësirë. Në janar të 2015, Facebook bëri të ditur platformën e saj të re për biznesin. Facebook at Work quhet kjo platformë dhe është lançuar në bashkëpunim me klientët e çatit, Work Chat./Top Channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto McDonald's goditet nga dështimi i sistemit, mbyllen dyqanet – anulohen porositë 15/03/2024