SHBA thotë se koalicioni në Siri duhet të luftojë vetëm ISIS-in NULL NULL 27.07.2017 22:00 27.07.2017 22:00 SHBA-ja ka paralajmëruar partnerët e saj të koalicionit në Siri që të fokusohen ekskluzivisht në luftën kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik (IS) dhe jo në luftën kundër forcave të regjimit. Një zëdhënës i Pentagonit u ka thënë gazetarëve se qëllimi i Shteteve të Bashkuara në Siri dhe Irak ishte “të luftojnë ISIS-in dhe vetëm ISIS-in”. Një grup rebel ka braktisur një bazë të përbashkët pas përplasjes me regjimin. Krejt kjo pasi presidenti amerikan Donald Trump përfundoi programin klandestin të CIA-s për të siguruar armë dhe furnizime për grupet rebele siriane, transmeton Klan Kosova. Ky vendim për t’i dhënë fund programit, i cili filloi nën administrimin e Obamës në vitin 2013, në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj presidentit Bashar al-Assad, u mor më shumë se një muaj më parë si pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar lidhjet me Rusinë. Mbështetja ushtarake e Rusisë ka ndihmuar Assad-in të mbajë pushtetin gjatë luftës civile gjashtëvjeçare që ka lënë më shumë se 300,000 njerëz të vdekur dhe zhvendosur 11 milionë të tjerë. Nuk është e qartë nëse lidhet me paralajmërimin e fundit të SHVBA-ve por të enjten, një zëdhënës konfirmoi se një grup i njohur si Shohada Al Quartyan, i cili ishte pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në jug të Sirisë, u nda pasi u tha të përqëndrohet vetëm në luftimin e ISIS-it dhe të mos luftohet kundër forcave qeveritare të Assad-it. Një zëdhënës i koalicionit tha se ky grup “në mënyrë të njëanshme, pa leje apo koordinim të SHBA-ve apo koalicionit patrullonin jashtë një zone të caktuar dhe u angazhuan në “aktivitete që nuk përqendroheshin në luftimin e ISIS-it”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 7 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit 9 minuta më parë