SHBA-të mposhtin Serbinë në volejboll NULL NULL 01.10.2018 09:26 01.10.2018 09:26 Skuadra amerikane e volejbollit në kategorinë e meshkujve ka përfunduar garën e jashtëzakonshme “FIVB Men’s World Championships” dhe ka fituar medaljen e bronztë. Shtetet e Bashkuara e kanë mposhtur Serbinë në Torino të Italisë me rezultate: 23-25, 25-17, 32-30, 25-19, shkruan TeamUSA, transmeton Klan Kosova Kështu amerikanët siguruan vendin e tretë në Botërorin e volejbollit për meshkuj, pasi mposhtën 3-1 me sete Serbinë. Në historinë e volejbollit të SHBA-ve, kjo është medalja e tretë e kampionatit botëror e fituar pas 24 vitesh. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Deklarata e Olti Hysenit, Sadiku: Më vjen keq që një fëmijë u linçua publikisht (VIDEO) 32 minuta më parë