SHBA-të kundër Rusisë për ta udhëhequr INTERPOL-in, mbështesin kandidatin e Koresë së Jugut NULL NULL 20.11.2018 21:20 20.11.2018 21:20 Washingtoni zyrtar ka dalur kundër kandidatit të Kremlinit Alexander Prokopchuk, i cili sipas raporteve është favorit për të qenë president i ri i INTERPOL-it. Kështu ka bërë të ditur Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili të martën deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështesin Kim Jong Yang, kandidatin e Koresë së Jugut për të fituar udhëheqjen e agjencisë ndërkombëtare të policisë, njofton Klan Kosova. Këtë kundërshi, Kremlini zyrtar e quajti ndërhyrje në zgjedhje, ndërsa mësohet se katër senatorë amerikanë publikuan të hënën një letër të hapur, ku i kërkonin Presidentit Donald Trump të kundërshtonte kandidaturën e rusit Aleksandër Prokopçuk, zëvendëspresident i tanishëm i Interpolit. Senatorët shkruajnë se Prokopçuk është ”i përfshirë personalisht” në atë që në letër cilësohet si rutinë ruse e ”abuzimeve me Interpolin për hakmarrje ose për ngacmimin e kundërshtarëve politikë, disidentëve dhe gazetarëve”. Siç shkruan VOA, në përgjigje të kritikave ndaj Prokopçukut, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se ”kjo është ndoshta një lloj ndërhyrjeje në procesin zgjedhor të një organizate ndërkombëtare”. Zgjedhja e një presidenti të ri, është caktuar për të mërkurën në përfundim të konferencës vjetore të INTERPOL-it në Dubai, raportojnë mediat e huaja, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident mes dy veturave në Kërçovë, vdesin tre persona e katër të tjerë lëndohen 3 minuta më parë
Kosova Komisioni për rezervat shtetërore, Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë 6 minuta më parë
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 42 minuta më parë