SHBA së shpejti pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, në pranverë 2019 synohet marrëveshja finale NULL NULL 23.09.2018 10:29 23.09.2018 10:29 Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti mund të jenë pjesë e dialogut në mes të Kosovës e Serbisë në tentim të arritjes së një marrëveshjeje paqësore, përfundimtare. Kështu bën të ditur gazeta e Beogradit – Danas, ndërsa shkruan se përfaqësuesit e SHBA-së, së shpejti do të përfshihen më aktivisht në ndërmjetësimin e dialogut, pjesëmarrje kjo e cila do të zhvillohet përmes ‘’shuttle diplomacisë’’, në bisedat me zyrtarët më të lartë në kryeqytetet e Serbisë e të Kosovës, transmeton Klan Kosova. Siç kanë thënë burime të kësaj gazete, SHBA-ja po pret përfundimin e referendumit në Maqedoni të caktuar për 30 shtator dhe pastaj do t’i shtojë aktivitetet. ”Synimi i SHBA-së është që me zhvillimin e ”shuttle diplomacisë” t’i afrojë qëndrimet e Beogradit e të Prishtinës me qëllimin që të arrihet teksti kornizë i marrëveshjes për Kosovën në mënyrë që dokumenti final të nënshkruhet në pranverën e vitit të ardhshëm”. ”Pritet që deri më atëherë kryetari serb Vuçiqi dhe ai kosovar Thaçi do t’ia dalin ta arrijnë përkrahjen e qeverive dhe të parlamenteve të veta dhe që në opinionin e të dy vendeve të krijohet klima për përkrahjen e korrigjimit ë kufijve në marrëveshjen finale”, kanë thënë diplomatë të cilët Danas nuk i ka bërë publik, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024