17:39, 25 Shtator 2018

Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve në mesin e mandatit në SHBA, aplikacioni Snapchat po inkurajon votuesit për t’u regjistruar për votim.

Të gjithë përdoruesit e Snap-it nga mosha 18 vjeçare, do ta kenë mundësi të regjistrohen nepërmjet një linku që do ta marrin nga ky aplikacion, transmeton Klan Kosova.

Kjo vegëz do të quhet ‘Snapchat Turbo Vote’, dhe do të lansohet së shpejti.

Përveç kësaj Snapchat, do të dërgojë gjithashtu një mesazh të ekipit të tij, që zakonisht përdoret për festat kombëtare. Ky mesazh pritet të dërgohet tek 80 përqind e përdoruesve të saj në SHBA që janë të moshës së votimit.

Poashtu planifikohet lansimi i një filtri për të promovuar Ditën Kombëtare të Regjistrimit të Zgjedhësve. Rrëfimet përkatëse të lajmeve gjithashtu do të lidhen direkt me faqen e regjistrimit, të cilat mund të shihen duke e shtyrë lartë.

Kjo iniciativë po bëhet për të pëmirësuar numrin e ultë të pjesëmarrjes të moshës nga 18-25 vjeç, në zgjedhjet e mes mandatit në Amerikë.  Më pak se një e pesta ( 1/5) e tyre, mori pjesë në votim.

Më herët edhe Instagram ndërmori një hap të tillë.