SHBA: Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve refuzon të mbështesë Trumpin NULL NULL 05.05.2016 23:17 05.05.2016 23:17 Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, refuzon të japë mbështetjen e tij për Donald Trump si kandidat për president, të paktën për momentin. Njoftimi i tij është bërë këtë të enjte gjatë një emisioni të titulluar “The Lead” në rrjetin amerikan CNN dhe vjen vetëm dy ditë pasi Trump arriti të siguronte, edhe pse jo matematikisht, nominimin mes republikanëve për president, pas fitores së arritur në Indiana, që detyroi të tërhiqeshin nga gara edhe dy rivalët e tij të fundit të mbetur. Ryan tha se dëshironte pafundësisht ta mbështeste Trumpin, por ende nuk e sheh të arsyeshme diçka të tillë. Sipas tij, manjati i pasurive të paluajtshme ka ende shumë punë për të bërë për të bashkuar partinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 26 minuta më parë