SHBA, kosovarja bën film për luftën (VIDEO) NULL NULL 19.09.2017 20:44 19.09.2017 20:44 Ikjet nëpër male sikur kjo vajzë, i përjetuan shumë shqiptarë të Kosovës. E përvojat si kjo bashkë me dhunën psiqike e fizike, si dhe vrasjet që ndodhën gjatë luftës së fundit, tani do të shfaqën edhe në një film të shkurtër prej 20 minutash. Është vetë kosovarja Rina Hajra , që jeton në Arizona të SHBA-së , autorja që do ta realizoj filmin “Lufta ime e fshehtë” në bashkëpunim me regjisor Amerikan, njofton Klan Kosova. Vetë Rina qysh në moshën 7 vjeçare lëshoi Kosovën së bashku me familjen gjatë kohës së luftës , e kjo ishte edhe arsyeja kryesore e interesimit të saj për realizimin e filmit .Bile në të e ka futur një skenë nga përvoja personale. 25 vjeçarja nga Ferizaj , ka 5 vjet që ka shkruar skenarin e filmit , e që gjithmonë i kishte interesuar gjenocidi që ka ndodhur në Kosovë, por do të do të tregohen edhe ata që e kryen atë. Autorja mendon se ky është një rrëfim nga perspektiva e dikujt që tashmë është larg vendit të vuajtjeve. Derisa disa pamje si mostër e filmit, tashmë janë përfunduar, vetë projekti si i tërë pritet të fillojë xhirimet në fund të këtij viti. E producentes nga Kosova, është në kërkim të fondeve për sigurimin e rreth 30 mijë dollarëve sa kushton finalizimi i filmit, dhe bërja gati e tij për t’u shfaqur premierë në vitin 2018. Kronikë nga Rejhane Selimi *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 minuta më parë