SHBA-ja planifikon tërheqje të trupave nga Siria NULL NULL 19.12.2018 16:00 19.12.2018 16:00 SHBA-ja po përgatitet të tërheqë të gjithë trupat nga Siria, kanë bërë të ditur mediat amerikane. Zyrtare shtetërorë kanë thënë për CNN që po planifikojnë tërheqje të plotë dhe të shpejtë. Presidenti Donald Trump përmes një postimi në Twitter ka deklaruar që grupi IS është mposhtur në Siri dhe se kjo ishte e vetmja arsye e prezencës së SHBA-ve në këtë vend. Rreth 2,000 trupa kanë ndihmuar largimin e IS nga pjesa veri-lindore e Sirisë, megjithatë fraksione të luftëtareve ende gjenden nëpër vende të ndryshme. Mendohej se mbrojtja amerikane do të qëndronte në Siri në mënyrë që të sigurohej se grupi militant nuk do të ri-ndërtohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024