SHBA, Iranit: Bota po shikon NULL NULL 30.12.2017 08:31 30.12.2017 08:31 Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu kanë thënë autoriteteve iraniane se “bota po shikon”, se si ata po i përgjigjen protestës anti-qeveritare që kanë shpërthyer në disa qytetet të vendit, njofton Klan Kosova. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se “populli iranian është ngopur tashmë nga regjimi i korruptuar dhe harxhimi i pasurisë së vendit për të ushqyer terrorizimin”. Deri më tani mijëra njerëz i janë bashkuar protestave. “Qeveria iraniane duhet të respektojë të drejtat e popullit të vet, përfshirë këtu edhe të drjetën për shprehjen e bindjeve lirshëm. Bota po shikon”, ka shkruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sadners në Twitter. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Meksikë: U dyshua për rrëmbimin dhe vrasjen e një 8-vjeçareje, turma vret brutalisht gruan (FOTO) 9 minuta më parë
Kosova Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri 22 minuta më parë