SHBA: Assad po përgatit një tjetër sulm me armë kimike NULL NULL 27.06.2017 22:47 27.06.2017 22:47 Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar “përgatitje të mundshme” për një tjetër sulm kimik në Siri, e i kanë përcjellë regjimit të Assadit paralajmërimet e tyre. Shtëpia e Bardhë pretendon se aktivitetet e diktuara ishin të ngjashme me ato të kryera përpara sulmit të dyshuar kimik në muajin prill, ku vdiqën dhjetëra vetë. Episodi i atëhershëm detyroi presidentin Donald Trump të urdhëronte goditjen e një baze ajrore siriane. Deklarata e Uashingtonit e paralajmëronte Bashar al-Assadin se, Damasku do të paguajë një “çmim” të rëndë, nëse do të ketë një tjetër sulm të kësaj natyre, i cili me shumë mundësi do të rezultonte në vrasjen masive të civilëve. “Siç e kemi bërë të qartë edhe më parë, – thuhet aty, – prania e Shteteve të Bashkuara në Siri synon eliminimin e Shtetit Islamik atje dhe në Irak. Nëse Assad zgjedh, gjithsesi, të ndërmarrë një tjetër sulm masiv duke përdorur armë kimike, kostoja për të dhe ushtrinë e tij do të jetë e lartë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024