Shaqiri, Salah dhe Robertson i befasojnë fëmijët për Krishtlindje (VIDEO) NULL NULL 23.12.2018 09:22 23.12.2018 09:22 Futbollisti shumë i dashur për shqiptarët, Xherdan Shaqiri, së bashku me sulmuesin Mohamed Salah dhe mbrojtësin Andy Robertson u kanë bërë një surprizë të këndshme fëmijëve të një shkolle në Angli. Të tre futbollistët e skuadrës angleze Liverpool u kanë bërë një surprizë fëmijëve në prag të Krishtlindjeve e cila do të jetë e paharrueshme për ta, njofton Klan Kosova. Gjersa fëmijët kanë qenë duke u pyetur për lojtarët e tyre të preferuar në Liverpool, yjet e kësaj skuadre kanë hyre brenda sallës duke i kapur ata në surprizë. Ndërsa reagimet e fëmijëve kanë qenë mbresëlënëse. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.