Shaq dhe Pippen, kush ishte më i mirë? NULL NULL 22.07.2015 16:21 22.07.2015 16:21 Dy yjet e basketbollit në NBA, të viteve ’90, Shaquille O’Neal dhe Scottie Pippen janë kapur keq mes vete, se kush ka qenë më i mirë, në kohën e tyre të arta. Debati për këtë dilemë u rikthye kur i pari shkroi në Instagram se ekipi all-star i Los Angeles Lakers, ku ka luajtur vetë, do të mposhte pa asnjë problem, bile edhe me 50 pikë dallim, ekipin all-star të Chicago Bulls, ku luajti rivali i tij, Pippen. Ky reagoi menjëherë, duke i thënë O’Neil-it: “Gjithcka më kujtohet është se ne i fituam gjashtë tituj të ligës, dyfish më tepër se ajo që fitove ti sa ishe te Lakers”. Shaq, që njihet si provokator i madh, ia ktheu duke i thënë Pippenit se ky nuk kishte bërë asgjë për t’i fituar ata titujt. Sipas O’Neal, gjashtë unazat për Chicago i fitoi Michael Jordan. Por, qendra masive e Lakers u sfidua me një kunj tjetër nga ish-ylli i Bulls. Pippen e postoi në instagram një foto të Shaq teksa bëhet gati për një gjuajtje të lirë. Kjo për t’i kujtuar rivalit pikën më të dobët, gjuajtjet për një pikë. Ndërskamcat nuk u ndalën me kaq. Shaq tha se Pippen ishte vetëm nje element anësor i suksesit të Bulls. E kundërshtari ia ktheu duke postuar foto të tij me yje shumë më të mëdha të ekipeve ku luante O’Neal. Mes tyre ishin fotot e Shaq me Kobe Bryant te Lakers, LeBron James te Cavaliers, Steve Nash te Phoenix dhe Dwayne Wade te Miami. Kjo për t’i treguar se ai ishte element më anësor. Debati mori fund me videon e ndeshjes së shtatë të finales së konferencës perëndimore të NBA, të vitit 2000, të cilën Lakers e fitoi ndaj Portland, edhe pse në çerekun e katërtë ishte duke humbur me 17 pikë dallim. Pippen në atë kohë luante ne Portland. “Shihe çfarë të ndodhi Scotie Pippen kur nuk ishte me Michael Jordan-in”, shkroi O’Neal. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.