Shannen Doherty në luftë me kancerin: Shpresa është gjithçka NULL NULL 24.10.2016 12:00 24.10.2016 12:00 Aktorja e njohur Shannen Doherty ka shpresë se do ta mund sëmundjen e kancerit. 45 vjeçarja ka postuar një fotografi prekësë bardhë e zi ku shihet se është e shtrirë në spital duke e marrë veten pas kimioterapisë, duke motivuar kështu të tjerët që të jenë të “fortë” në këtë luftë, transmeton Klan Kosova. “Dita pas kimioterapisë nuk është gjithmonë diçka e lehtë. Ndonjëherë nuk mund të kërcesh, të hash e madje as të mendosh. Disa herë të duket se nuk mund të ia dalësh, por kjo është një ndjenjë që kalon”, ka shkruar ajo. “Shpresa është e mundur. Gjithçka është e mundur. Për ata që vuajnë nga kanceri, mbani shpresën dhe kurajon. Qëndroni të fortë. Qëndroni pozitiv. Luftoni, duhet ta mundim këtë”, ka vazhduar tutje aktorja e cila gjatë gjithë kohës që është përballur me këtë sëmundje është treguar pozitive. Kurajon dhe forcën, duket se aktorja e gjen te fansat e saj që e kanë mbështetur tërë kohën. “Për mua, një nga gjërat më të rëndësishme janë mesazhet e tyre, storiet e tyre, dashuria dhe mbështetja e tyre…ato më kanë dhënë kurajo dhe për këtë i falenderoj përzemërsisht”, ka përfunduar Doherty. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.