Shalqiri – fruti i shëndetshëm që sjell edhe freski NULL NULL 27.07.2016 16:30 27.07.2016 16:30 Pothuajse të gjithë e pëlqejnë shalqirin në ditët e nxehta të verës. Pavarësisht shijes së shijshme, freskuese, shalqiri është i pasur me vet ushqyese, antioksidantë, vitamina dhe minerale të cilat mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin tuaj të përgjithshëm. Shalqiri mund të mbajë trupin tuaj të hidtratuar, pastron të gjitha mbetjet toksike nga trupi si dhe shumë efekte të tjera të mira për organizimin dhe shëndetin tonë. Megjithatë, a e dini se lëvoret e shalqirit kanë përfitime të shumta shëndetësore? Në përgjithësi ne i hedhim ato pa e ditur se lëvoret e shalqirit janë të pasura me vitamina A, C dhe B6, magnez, kalium dhe zink, transmeton Klan Kosova. Ato gjithashtu janë të pasura me lycopene, një antioksidant i fuqishëm që mund të ju mbrojë nga sëmundjet e shumta. Për më tepër, është vërtetuar se 95% e vlerës ushqyese të shalqiri gjendet aktualisht në lëkurën e tij. Lëkura dhe lëvoret e shalqirit rrisin efektet e ushtrimeve të trupit Rrit libidon tuaj Ndihmon në humbjen e peshës Rregullon qarkullimin dhe shtypjen e gjakut Lëkura e shalqirit është e mirë për sistemin urinar Ndihmon në parandalimin e kancerit Si përfundim, shalqiri së bashku me lëkurën e tij është jashtëzakonisht i dobishëm për shëndetin tuaj dhe për këtë arsye, është e rekomanduar që ju të përfshini atë në dietën tuaj të përditshme. Për shembull, ju mund të shtoni lëkurën e shalqirit në sallatë, supa dhe gjella të ndryshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 23 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 23 orë më parë