Shalqi dhe mjaltë, pije ideale për energjinë ndaj trupit NULL NULL 11.07.2018 11:45 11.07.2018 11:45 Kjo pije është shumë e pasur me përbërës që do t’ju ndihmojnë të mbani në kontroll nivelin e pH në trupin tuaj, çka është thelbësore për një shëndet të mirë. Mbajtja e trupit tuaj në një gjendje alkaline është një nga çelësat kryesor për parandalimin e shumë sëmundjeve kronike dhe mirëqënien e shëndetit të përgjithshëm, transmeton Klan Kosova. Disa ekspertë të shëndetit mendojnë se është shumë e vështirë për zhvillimin e kancerit kur trupi është në gjendje alkaline, megjithëse kjo teori ende nuk është përfundimtare. Ndërkohë le t’i hedhim një sy recetës më poshtë: Përbërësit: 5 gota me lëng shalqiri 2 lugë gjelle me mjaltë gjysmë filxhani me uthull molle Përgatitja: Përzieni bashkë të gjithë përbërësit dhe pija juaj është gati. Mund ta lini të qëndrojë në frigorifer përpara se ta konsumoni, për të qenë edhe më më e freskët, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 6 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 6 orë më parë