Shakira performon në Stamboll (VIDEO) NULL NULL 11.07.2018 21:05 11.07.2018 21:05 Këngëtarja kolumbiane Shakira pas pak orësh do të ngjitet në skenën e Stambollit në kuadër të turnit të saj botëror “El Dorado World Tour”. Këngëtarja me çmime të shumta Grammy, do të performojë në stadiumin ‘Vodafone Park’ mbrëmjen e sotme si pjesë e turnit të saj të gjashtë botëror, që mban emrin e njëjtë me albumin e saj të fundit të titulluar “El Dorado”. Turni i cili filloi më 3 qershor në Hamburg të Gjermanisë, do të përfundojë më 3 nëntor të këtij viti me koncertin në Bogotë të vendlindjes së saj Kolumbi. Organizuar nga Live Nation Entertainment, turni botëror përfshinë 30 qytete, kryesisht në Evropë dhe SHBA. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.