20:16, 11 Prill 2018

Gjigandët televiziv si Netflix, ABC, BBC e shumë të tjerë do të na ofrojnë një mori serialesh të mahnitshme gjatë vitit 2018.

Dramë, krim, aksion dhe fantashkencë janë disa nga gjërat që do t’i gjejmë në publikimet e këtij viti.

McMafia

James Norton shfaqet në rolin kryesor në këtë dramë televizive. Ai portretizon të birin e një gangsteri rus në ekzil, i cili futet çdo herë më thellë në botën e krimit të organizuar.

Altered Carbon

I bazuar në novelën e vitit 2002, ky serial kompleks fantashkencë ka në qendër Joel Kinnaman. Ngjarjet zhvillohen në një botë ku mendjet njerëzore mund të ruhen në mënyrë digjitale dhe mund të vendosen në trupa të rinj.

Sharp Objects

Ky serial bazohet në novelat e shkrimtarit Gillian Flynn, ku do të aktrojnë Amy Adams. Ajo portretizon një gazetare e cila duhet të tejkalojë problemet personale përderisa heton vrasjen e një vajze të re.

In the Dark

Helen Weeks bëhet pjesë e dy rasteve që e testojnë më së shumti hjatë karrierës së saj. E kaluara nuk mund të fshihet gjithmonë.

Collateral

Ngjarja zhvillohet rreth vrasjes së një personi që dërgon pizza. A është diçka e rastësishme apo ka më shumë rreth kësaj, e kuptoni në vazhdimin e serialit.