Sergio Aguero i lumtur në Manchester City NULL NULL 10.12.2017 12:10 10.12.2017 12:10 Sulmuesi, Sergio Aguero është i shprehur se është i lumtur në Manchester City. Golashënuesi rekord i klubit, këtë sezonë ka realizuar nëntë gola dhe pritet që të jetë figurë kyçe në derbin e së dielës kundër Manchester United. “Ndjehem mirë”, ka thënë Aguero, shkruan Sky, përcjellë Klan Kosova. “Jam tejet i lumtur për rekordin dhe jam i lumtur po ashtu në këtë klub”, ka shtuar ai. “Loja është tjetër këtu. Në Spanjë luhet më shumë faktikisht, këtu është më shumë fizike. Secili ekip është i vështirë. Unë e pëlqej këtë ligë. Për mua është liga më e fortë në botë”, ka thënë ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.