8:24, 25 Dhjetor 2017

Tenistja e njohur Serena Williams, po i rikthehet tenisit në Abu Dhabi këtë javë.

Rikthimi i saj rezulton pas katër muajsh pushim pasi ajo solli në jetë fëmijën e saj, njofton Klan Kosova.

Amerikanja 36 vjeçare, do të zhvillojë ndeshje më 30 dhjetor për Mubadala World Tennis Championship

Williams e cila ka fituar një rekord të epokës së hapur 23 Grand Slams, tha se ajo ishte e kënaqur për rikthimin e saj në arenë.