16:57, 13 Mars 2018

Legjenda e tenisit, Serena Williams, ka thënë se “ka një rrugë të gjatë për të bërë”, pas humbjes nga motra e saj, Venus, në Indian Wells.

Serena iu rikthye sivjet fushave të tenisit pasi lindi vajzën e saj, Alexis Olympia, në shtator.

“Ishte mirë që të luaj dhe të futem në ritëm, dhe të përparoj sërish”, tha Serena.

“Nuk mund ta përsëris situatën pavarësisht se sa shumë bëj praktikë”.

“Është mirë që nuk kam pse të them që ky është tenisi më i mirë që e kam luajtur dhe humbur. Hapësira ime për përmirësim është e pabesueshme”, shtoi mes tjerash Williams.

“Andaj duhet që të vazhdoj të them se në secilin turne, caku im është që të bëhem më e mirë se në të fundi. Nuk dua që të shkoj prapa”.