Serbia propozon që Putin dhe Trump të takohen në Beograd NULL NULL 21.03.2018 18:42 21.03.2018 18:42 Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se Serbia propozon që takimi i paralajmëruar midis Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit të mbahet në Beograd. “Beogradi është plotësisht i përgatitur të jetë nikoqir i një takimi të tillë i cili ka një rëndësi planetare dhe Serbia si një vend neutral ka kapacitetin politik të huaj për të pritur së bashku presidentët e Federatës Ruse dhe atë të Shteteve të Bashkuara, që do të ishte konfirmimi më i madh i politikës që po zhvillojmë si shtet”, tha ai për Sputnik, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.