kuburoviq
9:07, 12 Janar 2017

Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuboroviq ka thënë që Serbia ende ka në fuqi urdhër-arrestin për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Në rastin kundër Thaçit tashmë ka një vendim përfundimtar për veprën penale të terrorizmit. Pas kësaj aktakuzat janë zgjeruar për krim dhe gjenocid, e për këtë ekziston urdhër arresti në Serbi, për dallim nga vendet tjera që janë pjesë e Interpol-it, andaj edhe nuk mund të shihet nëpër sisteme të tjera’ ka thënë Kuboroviq.

Ndërsa në lidhje me arrestimin e të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ajo ka vlerësuar që kjo nuk mund të ndikoj në dialog ngaqë ka pasur një urdhër arresti për të që nga viti 2005.

Interesante