“Serbia e gatshme për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve” NULL NULL 17.10.2017 13:03 17.10.2017 13:03 Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Ivica Dacko, tha se Serbia është e gatshme të bëjë përpjekje të mëdha për të zgjidhur çështjen e personave të pagjetur, por pret që vendet e rajonit, të cilët po përballen me të njëjtin problem, të shfaqin më shumë vullnet për të bashkëpunuar. Shefja e ekzekutivit serb theksoi se qeveria serbe është e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme për këtë organizatë në mënyrë që të adresojë siç duhet çështjen e të pagjeturve, njoftoi zyra e qeverisë për bashkëpunim mediatik, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Foto nga vija e frontit: Trupat ukrainase përdorin sistem të shumëfishtë raketash për të qëlluar drejt linjave ruse 2 minuta më parë