9:40, 16 Prill 2018

Serbia ka rifilluar përpjekjet e saj për të penguar Kosovën që të anëtarësohet në Interpol, njofton Klan Kosova.

Takimi i radhës i Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe në nëntor dhe Serbia tashmë ka shtuar aktivitetin e saj diplomatik për të parandaluar pranimin e Kosovës në këtë organizatë shkruan gazeta serbe Novosti.

Sipas kësaj gazeta, edhe këtë herë partneri kryesor i Beogradit është Moska.

Dy shtete po lobojnë në Lyon të Francës, ku e ka selinë Interpoli, në mënyrë që Kosova as të mos jetë në agjendën e takimit të ardhshëm të asamblesë.

klankosova.tv

 

 

 

Interesante