Serbët shpalosin në Sofje një flamur me mbishkrimin “Kosova është Serbi” NULL NULL 17.05.2018 21:56 17.05.2018 21:56 Në Bullgari sot është përmbyllur Samiti i Sofjes që mblodhi vendet e BE-së dhe ato të Ballkanit Perëndimor – ku dhe theksi ishte te to. Gjatë këtij samiti, janë zhvilluar shumë takime edhe të krerëve të lartë shtetëror të Kosovës me liderë të ndryshëm evropian. Një takim në Sofje, Presidenti Hashim Thaçi, e ka zhvilluar edhe me homologun serb, Aleksandër Vuçiq. Derisa ka pasur një takim mes tyre, disa serbë kanë shpalosur një flamur të shtetit të tyre me mbishkrimin “Kosova është Serbi” përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje, shkruan Euscoop, përcjell Klan Kosova. Ndërsa këtë slogan kanë qenë shkurtesat, BE, IMF, dhe NATO të cilat kanë qenë të përlyera me prej ngjyrë të kuqe. Megjithëkëtë, Zyra e Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka bërë me dije se dy liderët Thaçi dhe Vuçiq kanë shprehur vullnetin për punë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë