Serbët kërkojnë që Vidovdani të futet në listën e festave zyrtare NULL NULL 17.10.2018 11:23 17.10.2018 11:23 Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje lokale dhe Media, kanë shqyrtuar në parim ndryshimet e projektligjit për festat zyrtare. Aty përfaqësuesit serbë kanë kërkuar që festa e Vidovdanit të futet në listën e festave zyrtare, gjë që u kundërshtua nga kryetari i këtij komisioni, Nahit Hasani, pasi sipas tij, ky komision nuk ka të drejtë ta bëje një gjë të tillë. Ai madje propozoi që Dita e Evropës të hiqet si festë bashkë me atë të ditës së punës. Ndaj këtij kundërshtimi reagoi propozuesja e Listës Serbe, Jasmina Zikoviq, e cila deklaroi se kështu nuk po respektohen të drejtat e komunitetit serb në vend dhe se me këtë nuk po e provokojnë askënd. Me mendimin e Hasanit u pajtua edhe deputeti Milaim Zeka, i cili këtë propozim e quajti propozim të pastër të listës serbe, të cilët së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje i akuzoi se nuk po e njohin shtetin e Kosovës dhe andaj një propozim i tillë i duket absurd. Zekës iu kundërpërgjigj deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, duke reaguar për faktin se pse partinë që ai e përfaqëson ia krahasoi me Listën Serbe. Ai madje u shpreh se i duket absurde pse një propozim i tillë të sillet për diskutim në këtë kuvend. I të njëjtit mendim ishte edhe Imet Rrahmani nga LDK-ja, i cili deklaroi se nuk e voton amendamentin e shtimit të kësaj feste në listën e festave zyrtare. Kjo çështje u përcoll për në Kuvend, me vërejtjen që si komision parlamentar nuk e përkrahin datën e 28 qershorit të shënohet si festë memoriale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë