Serbët kërkojnë drejtësi për të vrarët në Grackë (VIDEO) NULL NULL 23.07.2016 20:47 23.07.2016 20:47 Të mërkurën Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u përkul para pllakës përkujtimore të serbëve në Grackë të Vjetër të Lipjanit, në të cilën thuhet se ata u vranë nga terroristët shqiptarë. Por, edhe përkundër këtij gjesti, ai aty nuk u prit nga asnjë banor serb i kësaj ane. Bile nuk u ftua as të shtunën, kur edhe u shënua ceremonia përkujtimore në 17 vjetorin e vrasjes së 14 serbëve nga ky fshat, ku ndër tjerash u kërkua zbardhje të këtij rasti dhe drejtësi për familjet e viktimave. I pakënaqur me drejtësinë është shprehur edhe Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq. E shpresat për zbardhjen e fatit e vrasjes së këtyre serbëve i ka në Gjykatën Speciale, e cila shumë shpejt pritet të filloj punën në Kosovë. Në vitin 1999 në këtë fshat janë vrarë 14 serb, për çka në vitin 2007 ishte arrestuar një shqiptar, por për mungesë të provave është liruar pas dy muajsh. Kronikë e Edona Vuçitërna. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë