Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Senatorja demokrate Kamala Harris kandidon për Presidente të SHBA-së në 2020

NULL NULL
21.01.2019 14:01

Senatorja demokrate Kamala Harris ka bërë të ditur se ajo do të kandidojë në Zgjedhjet Presidenciale 2020, për postin e të parës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kamala Harris, e cila është senatore në Kalofornia, ka thënë të hënën se do t’ju bashkohet fushatës gjithnjë e më të mbushur me njerëz të demokratëve të cilët kërkojnë të sfidojnë presidentin aktual Donald Trump, njofton Klan Kosova.

54 vjeçarja, planifikon të nis fushatën e saj gjatë një tubimi në Oakland të Kalifornias më 27 janar.

Ajo pritet të nxjerr në pah kohën e saj si një prokurore e përgjithshme, si dhe punën e saj mbi drejtësinë penale dhe reformën e emigracionit si parime kyçe të fushatës , të gjitha përqendrohen në temën kryesore, “Për Popullin”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.