Senatori amerikan: Zgjedhjet pa opozitën të papranueshme NULL NULL 29.04.2017 19:02 29.04.2017 19:02 Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë në Washington për zgjedhjet dhe krizën në Shqipëri, ku ka takuar dhe senatorin Mike Lee. Ky i fundit premtoi se ata do të ndjekin me vëmendje situatën në Shqipëri. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Shtetit, theksoi ai dhe do të këmbëngulim së bashku që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe një qeverisje që garanton besimin e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Zgjedhjet pa opozitën do të jenë të papranueshme dhe një kthim prapa”, është shprehur, Mike Lee. Ndërkaq Kongresmeni Steve King, i cili do të vizitojë Shqipërinë së shpejti theksoi se jo vetëm qe zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme, por besimi i qytetarëve në to përbën themelin e demokracisë, shkruan opinion.al, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 4 minuta më parë