Sëmurët Rita Ora, anulon edhe koncertin NULL NULL 20.05.2018 13:53 20.05.2018 13:53 Rita Ora ka anuluar koncertin e saj në Bristol natën e kaluar, duke iu treguar fansave vetëm disa orë para se shfaqja të niste, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja postoi një video nga shtrati në Tëitter për të shpjeguar arsyen e anulimit, duke thënë: “Unë jam keq, dhe e urrej të them se më duhet ta anuloj koncertin tim sonte në Bristol, sepse të gjithë mjekët e mi më thanë se është rrezik të shkoj dhe më këshilluan të pushoj”. “Më vjen keq për të gjitha ata që kanë blerë bileta, koncerti do të mbahet më 29 kështu që shihemi për pak ditë”. Shumë fansa i dëshiruan shërim të shpejtë, ndërsa të tjerë u ankuan për njoftimin e vonuar pasi kishin rezervuar hotele dhe të tjera gjëra. 🙁 pic.twitter.com/OsIhIvuNPx — Rita Ora ⚡️ (@RitaOra) May 19, 2018 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.