Seminari në Mitrovicë – Për urën mbi Ibër të pyeten qytetarët (VIDEO) NULL NULL 29.08.2016 20:33 29.08.2016 20:33 Dhjetëra studentë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria nga e hëna janë pjesë e një seminari të udhëhequr nga tutorë të huaj e kosovarë e ku do të debatohet mbi strategjitë e rigjenerimit të qytetit rreth lumit Ibër, njofton Klan Kosova. Studentët, shumica prej të cilëve i përkasin lëmit të arkitekturës do të komunikojnë edhe me qytetarët e jugut e veriut për t’i marrë pikëpamjet e tyre mbi atë se si do të donin të jetë arkitektura rreth lumit. Sipas organizatorëve të projektit e tërë kjo po bëhet për t’i përfshirë edhe qytetarët në pamjen e lumit që ndanë qytetin. Pas punëtorisë njëjavëshe që po mbahet në Muzeun e qytetit këta do të dizajnojnë pjesën përreth lumit që ndan dy qytetet. Kronikë nga Mejreme Gashi. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë