Selimi: Thaçi, Veseli, Jabllanoviqi e Gjuriqi kanë problem me Kurtin NULL NULL 23.09.2016 21:52 23.09.2016 21:52 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryekuvendari Kadri Veseli dhe dy politikanët serbë, Aleksandar Jabllanoviq dhe Marko Gjuriq, kanë një të përbashkët. Sipas tij e përbashkëta e tyre është problemi që kanë me Albin Kurtin. Selimi shkruan në profilin e tij në Facebook se Veseli e Thaçi e quajnë Kurtin malazez, kurse dy politikanët serbë e duan ish-kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në burg. Ai shkruan se sa më shumë që të dështojnë përpjekjet për kthimin e Serbisë në Kosovë, aq më shumë do të sulmohet lëvizja Vetëvendosje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë