Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Selimi: Malazezët fituan 8200 hektarë tokë, Thaçi disa miliona më shumë

NULL NULL
21.03.2018 23:26

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se me ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, malazezët kanë fituar 8200 hektarë tokë më shumë derisa presidenti Thaçi disa miliona më shumë dhe qeveria Haradinaj disa ditë më shumë pushtet.

Selimi përmes një postimi në Facebook ka thënë se humbës del Kosova derisa ka shtuar se pa fituar nuk mbetet as presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njofton Klan Kosova.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Me ratifikimin e Marveshjes se Demarkacionit te kufirit me Malin e Zi, sot malazezet fituan 8200 hektare te bjeshkeve tona te bukura, Thaci i fitoi edhe disa miliona me shume, kurse Qeverise Haradinaj edhe ndonje dite me shume ne pushtet. Keta jane fituesit e 21 Marsit. Kurse humbesi kujdestar mbetet Kosova.

Po ju o deputet te mjere qe votuat qorras, cka fituat? Ndoshta dikush ndonje cope nga Thaci e te tjeret asgje me shume perveq se u bete hisedare ne tradhtine qe i beri Thaci Kosoves dhe shqiptareve.

Nuk mbeti pa fituar as Vucici te cilit tash po i hapen shanset per jetesimin e Zajednices ne Kosove. Ne ditet ne vijim pason hapi i radhes ne takimin Vucic-Thaci.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.