Selenës i mungon Justin Bieber? NULL NULL 10.08.2018 12:40 10.08.2018 12:40 Justin Bieber zyrtarisht i dha fund mundësisë së bashkimit me Selena Gomez kur u fejua me modelen Hailey Baldwin. Përderisa këngëtarja 26 vjeçare po e shijon jetën si beqare, duket se nuk e ka harruar tërësisht Justin. “Selena është tejet e zënë pune dhe është e lumtur, megjithatë ka momente kur i mungon Justin. Bëhet fjalë për dikë që e ka dashur me vite të tera dhe natyrisht që ka emocione. Megjithatë kjo nuk nënkupton që ka gjasë për ndonjë ribashkim” ka thënë një burim i afërt me bukuroshen për Hollywood Life. Justin dhe Hailey ishin në lidhje për një kohë të shkurtër para se këngëtari t’i propozonte në Bahamas, muaj më parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.