Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekretarja për Siguri Kombëtare ballafaqohet nga protestuesit në restorant meksikan

NULL NULL
20.06.2018 10:40

Një grup protestuesish ia kanë lënë darkën në gjysmë Sekretares së Departamentit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kirstjen Nielsen.

Ajo po drekonte në një restorant meksikan në Washington, D.C. të martën mbrëma, pas reagimeve të ashpra që mori administrata e Trump kur vendosi politikat me “zero tolerancë” sa i përket imigrimit.

Anëtarët e degës së D.C. të socialdemokratëve amerikanë u futën në MXDC Cocina Mexicana – restorant ky afër Shtëpisë së Bardhë – që të përballen me Nielsen-in, teksa departamenti i saj po analizohet detajisht shkaku i politikave që kanë rezultuar në ndarjen e disa fëmijëve nga prindërit e tyre në kufirin SHBA-Meksikë.

“Si mund ta shijosh një darkë meksikane teksa po i deporton dhe burgos dhjetëra mijëra njerëz që vijnë dhe kërkojnë azil në SHBA?”, ka bërtitur në drejtim të saj protestuesi Jesse Rabinowitz në një video të publikuar në Facebook, e që duket ta shfaqë incidentin.

“Kërkojmë nga ju që t’i jepni fund ndarjes së familjeve dhe ta shfuqizoni (zbatimin e ligjit për imigracion dhe dogana).

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.