14:40, 12 Korrik 2018

Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis do të udhëtojë nesër për  në Kroaci ku në Zagreb do të takohet me  përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut me SHBA.

Siç bën të ditur Departamenti amerikan i Shtetit kjo është vizita e parë në rajon dhe do të takohet me ministrat e mbrojtjes së shteteve Kroaci, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Bosnjë dhe Serbi.

Pas ftesës së NATO-së për të nisur negociatat me Maqedoninë, SHBA-ja dëshiron të jap një mesazh të posaçëm përkrahës për vendet e Ballkanit.

Interesante