12:08, 21 Prill 2017

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Komunës së Prishtinës, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa, po e kthen Kosovën në një vend autoritar, njofton Klan Kosova.

Sejdiu është shprehur i revoltuar me veprimet e, siç e quan ai, pushtetit, pasi vetëm një ditë pas emërimit ministër të Ivan Todosijeviq, ish-pjesëtar i strukturave paralele serbe në Kosovë, janë arrestuar dy aktivistët të Vetëvendosjes për një protestim të tyre kohë më parë.

“Në vend që të luftojë strukturat ilegale dhe t’i arrestojë pjesëtarët e saj që çdo ditë e luftojnë shtetin tonë, pushteti kriminal i Isa Mustafës vazhdon përndjekjen dhe arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes”, shkruan Sejdiu.

“Derisa dje ky kryeministër e emëroi drejtuesin e këtyre strukturave, Ivan Todosijeviqin, për ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal, sot veglat e tij arrestuan aktivistët Veton Dragusha e Blerim Maqastena, për shkak të pjesëmarrjes në një protestë para disa viteve”.

“Ka kohë që ky pushtet e ka bërë të qartë se angazhimi i tij është në kundërshtim me interesin e shtetit të Kosovës. Ky pushtet që protestuesit i lufton haptasi është i vendosur po e shndërron Kosovën në një shtet të egër autoritar. Prandaj është domosdoshmëri edhe angazhimi kundër vazhdimit të kësaj qeverisjeje”.

klankosova.tv

 

Interesante