Sejdiu pret në takim kompanitë e angazhuara për reformimin e transportit publik NULL NULL 25.04.2017 18:02 25.04.2017 18:02 Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, i shoqëruar nga Drejtuesja e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli, pritën në takim përfaqësuesit e kompanive të angazhuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe ZHvillim për reformimin e transportit publik në Prishtinë. Kompanitë “BNV”, “Aspiro” dhe “Recura”, janë të angazhuara në zhvillimin dhe implementimin e programit për përmirësimin e performancës financiare të kompanisë publike “Trafiku Urban”, me theks të veçantë në zhvillimin e politikave tarifore, përmirësimin e efiçiencës në sigurimin e të ardhurave përmes shërbimeve, njofton Klan Kosova. Ndërsa kompania “Transport Economics Limited” do të fokusohet në definimin e kontratës për shërbim publik, në mes komunës dhe operatorëve publik dhe privat. Nga ana e tij Nënkryetari Sejdiu iu tregoi të pranishmëve për rëndësinë, qëllimin e reformës së transportit publik dhe afatet kohore që duhet të përmbushen, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 6 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 13 minuta më parë