Sejdiu: Ngjyra e autobusëve është zgjedhur për shkak të sigurisë NULL NULL 11.01.2017 18:17 11.01.2017 18:17 Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë që ngjyra e 15 autobusëve të parë të projektit reformues në transportin e trafikut urban është përzgjedhur në bazë të sigurisë. Kjo sipas Sejdiut pasi kjo ngjyrë gjendet edhe në vendet skandinave për shkak të sigurisë. “Kur kemi diskutuar për ngjyrën e autobusëve, dy elemente kanë qenë të rëndësishme, e para është siguria”. “Na është thënë se kjo ngjyrë është e dëshmuar për vizibilitet. Kjo ngjyrë gjendet në vendet skandinave për shkak të sigurisë dhe ne kemi qenë të interesuar për siguri. “Zgjedhja e ngjyrës është e komunës së Prishtinës”. Sejdiu në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që autobusët e parë janë destinuar për linjat 4 dhe 3 pasi janë më të ngarkuara. “Autobusët janë vetëm një nga katër shtyllat e reformimit të transportit publik. Autobusët e parë do të destinohen për linjat 4 dhe 3, për shkak se janë më të ngarkuara. “Elementi tjetër është plani i mobilitetit, me hartën e re të qytetit dhe më pas bëhet modeli i transportit.Plani i mobilitetit është shtylla e dytë”. “Marrëveshja e kredisë thotë së paku 50% autobusët të jenë të sektorit privat. Marrëveshja do të jetë shtatë vjeçare dhe dhjetë vjeçare”, ka thënë Sejdiu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days