11
18:26, 11 Janar 2017

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë që në kohën kur kanë ardhur në komunë e kanë gjetur Trafikun Urban vetëm me shtatë autobusë.

Sipas Sejdiut premtimet e ministrit Hoti i cili ka qenë nënkryetar i komunës kanë qenë të kota.

“Le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që kanë thënë se kanë ndihmuar për këtë projekt”.

“Ministri Hoti ka qenë nënkryetar në Prishtinë për shumë vite. Kur kemi ardhur ne në komunë e kemi gjetur Trafikun Urban me shtatë autobusë”.

“Kjo qeveri çka do që flet është e kotë”, ka thënë Sejdiu në Info Magazine në Klan Kosova.

“Autobusët janë 12 metërsh kanë tre dyer, janë me hyrje të ulët,  dmth me standardin e fundit për emetimin e gazrave dhe kanë 25 ulëse”.

“Në këtë mandat do të rregullojmë edhe sistemin e biletimit. Prej vitit 1987 asnjë autobus të ri Komuna e Prishtinës nuk e ka blerë”, ka thënë Sejdiu.

 

 

Interesante